Biseda mes Bajdenit dhe Netanjahut, Izraeli hap rrugë të reja ndihme në Gazë
Izraeli ka miratuar hapjen e dy rrugëve humanitare në Gazë, për të lejuar më shumë ndihmë në territor.
Porta Erez në veri të Gazës do të rihapet përkohësisht për herë të parë që nga fillimi i luftës dhe porti Ashdod do të hapet gjithashtu për dërgesat humanitare.
Më shumë ndihma nga Jordania do të lejohet të hyjë përmes Kalimit Kerem Shalom.
Vendimi i Izraelit vjen pak orë pasi bisedës mes presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu (Netanyahu) dhe pak ditë pas vrasjes së ekipit të organizatës bamirëse.
Sipas një bisede telefonike mes presidentit amerikan dhe Netanjahut, Bajden deklaroi se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar dëmtimin e civilëve dhe vuajtjet humanitare nëse dëshiron të ruajë mbështetjen e SHBA.
Bajden i dha qeverisë izraelite një ultimatum, që të marrë hapa konkretë për të parandaluar dëmtimin e civilëve dhe për të garantuar sigurinë për punonjësit e ndihmave ose politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të ndryshojë.
Shtatë persona që punonin për bamirësinë e ndihmës ushqimore World Central Kitchen (WCK) u vranë në një sulm izraelit në Gaza të hënën (1 prill).