Bisedë e hapur për paqen në botë / Takimi i nxitur nga mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes
Prej disa vitesh, Ardioqeza Shkodër-Pult ka marrë përsipër të shpërndajë përmbajtjen e mesazheve papnore për Ditën Botërore të Paqes.
E tillë ishte biseda e hapur që u zhvillua në Sallën “Kardinal Mikel Koliqi”.
E organizuar nga Arqipeshkvia në bashkëpunim me Komisionin Drejtësi dhe Paqe, takimi pati pjesëmarrjen e Imzot Massafra-s dhe Imzot Peragine-s.
Pjesë e panelit ishte edhe zëvendësrektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Paulina Hoti. Ajo përcolli pikëpamjen akademike lidhur me mesazhin e Papa Françeskut për paqen.
Nën titullin “Na i fal fajet tona, jepna paqen tënde”, mesazhi i 58-të i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes u përqendrua në disa aspekte, ku njëri prej tyre ishte thirrja drejtuar vendeve të pasura për të falur borxhet ndërkombëtare vendeve më të varfëra.