Bisedë me shkrimtarin shkodran, Ridvan Dibra, i ftuari i takimit të organizuar nga Bibliotekat e Shkodrës dhe Durrësit
Personaliteti i spikatur shkodran, Ridvan Dibra, ishte i ftuar në një bisedë rreth letërsisë me lexuesit në Bibliotekën publike “Marin Barleti”. Një takim emocionues e konsideron Dibra duke qenë se ky ishte një rast ku lexuesi vjen tek shkrimtari.
Takimi erdhi falë iniciativës së klubit të librit “Gjergj Vlashi” në Durrës dhe bashkëpunimit të Bibliotekës publike të këtij qyteti me atë të Shkodrës.
“Si qytet i lidhur me librin, Shkodra duhet të bëjë më shumë për të dhe ndoshta ka ardhur momenti të mendohet për organizimin e një panairi në qytet”, shprehet shkrimtari Ridvan Dibra.
Ridvan Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe dhe autor i shumë vëllimeve novatore.