Bisedë me shkrimtarin Viktor Canosinaj -Autori jep lajmin e mirë për “Pandashmërisht Meri yll 3”

Klubi i librit në Gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër, në vazhdën e takimeve letrare, zhvilluan një bisedë të hapur me shkrimtarin Viktor Canosinaj.
Canosinaj, teksa prezantoi “Pandashmërisht Meri yll 2”, lajmëroi që po punon për vëllimin e 3-të të librit.
Për të gjithë lexuesit që kanë kujtime të bukura me romanin “Meriyll”, autori ka vendosur që të vijojë historinë e dy personazheve kryesore, Merit dhe Sidit, në kohë tjetër dhe rrethana të reja teksa edhe lexuesit e tij janë rritur tashmë.