Bota

Bisedë telefonike Meloni – Erdogan për Lindjen e Mesme dhe refugjatët sirianë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan .

Në një deklaratë të qeverisë italiane, theksohet se gjatë bisedës iu referua marrëdhënieve dypalëshe dhe vullneti për forcimin e tyre, ndërsa Georgia Meloni ftoi presidentin turk të vizitojë Italinë, me rastin e konferencës ndërqeveritare të të dyve.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për situatën në Lindjen e Mesme.

Meloni përsëriti se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe, në të njëjtën kohë, nënvizoi nevojën për të rritur ndihmën për popullsinë civile të prekur.

U shfaq një vullnet i përbashkët për të bërë përpjekje për një armëpushim në Gaza dhe Liban.

Kryeministri italian, siç thuhet në njoftim, theksoi rolin kyç të Unifil dhe nevojën për të garantuar sigurinë e këtij misioni ndërkombëtar.

Më në fund, Meloni dhe Erdogan “shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën e refugjatëve sirianë në rajon dhe se si të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

51 minutes ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

55 minutes ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

1 hour ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

1 hour ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

1 hour ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

2 hours ago

This website uses cookies.