Bisedime paqeje Rusi–Ukrainë, Putin: Takimin mund ta organizojë Sllovakia

Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të enjten se Sllovakia ka shprehur gatishmëri që të jetë vendi organizator i bisedimeve të mundshme të paqes mes Moskës dhe Kievit, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

[Robert] Fico tha se nëse bëhet fjalë për negociata, autoritetet sllovake do të ishin të lumtura të ofronin vendin e tyre si një platformë për zhvillimin e tyre Ne nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo? Meqenëse Sllovakia mban një pozicion kaq neutral, ky është një opsion i pranueshëm për ne,” u shpreh Putin.

Ai ka thënë vazhdimisht se Rusia është e hapur për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit me Kievin, por se gjithsesi do t’i arrijë synimet e veta në Ukrainë.

Ndërkohë lideri rus u shpreh se Moska mund ta përdorë sërish raketën e re hipersonike balistike me rreze të mesme veprimi, e njohur si Oreshnik.

Ne nuk e përjashtojmë mundësinë për ta përdorur atë sot dhe nesër, nëse është e nevojshme,” tha Putin.

Shefi i Kremlinit priti këtë javë Kryeministrin sllovak në Moskë, ndërsa Fico njihet si një kundërshtar i hapur i mbështetjes së Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Pas ardhjes në pushtet vitin e kaluar, ai ai dha fund ndihmës ushtarake të Sllovakisë për Kievin, goditi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.