f092033d9a16431ca738c37b7ff453d8
Pasi Izraeli shprehu gatishmërinë për një tjetër pauzë luftimesh në këmbim të më shumë pengjeve, lideri i Hamasit shkon këtë të mërkurë (20 dhjetor) në Egjipt për bisedimet e një armëpushimi të ri në Gaza.
Presidenti izraelit, Issac Herzog, tha se vendi i tij ishte “gati për një tjetër pauzë humanitare dhe ndihmë humanitare shtesë në mënyrë që të mundësojë lirimin e pengjeve”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu , tha se ai kishte dërguar së fundmi shefin e tij të spiunazhit në dy udhëtime në Evropë në një përpjekje për të “liruar pengjet”.
Shefi i Hamasit me bazë në Katar, Ismail Haniyeh , pritet të drejtoj një delegacion “të nivelit të lartë” në Egjipt për bisedime me shefin e spiunazhit të vendit dhe të tjerë mbi “ndalimin e agresionit dhe luftës për të përgatitur një marrëveshje për lirimin e të burgosurve”.
Udhëheqësit izraelitë po përballen me thirrje në rritje për të siguruar lirimin e 129 pengjeve që ata thonë se po mbahen në Gaza dhe të martën sinjalizuan një gatishmëri për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve me Hamasin.
Sakaq, presioni ndërkombëtar për një armëpushim të ri që mund të rrisë ndihmën për territorin e rrethuar palestinez, po rritet. Ndërsa Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot (20 dhjetor) thirrjen për një armëpushim.
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
This website uses cookies.