Lajme

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ka qenë Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi të enjten se bëhet fjalë për grup-kapitullin e dytë dhe të tretë të negociatave.

Procesi i negociatave ka hyrë në një fazë të re me hapjen e Grupkapitujve 2 dhe 3, të cilët janë thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian. Nga 17 kapituj negociatash, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit udhëheq bisedimet në 10 prej tyre, duke luajtur një rol kyç në këtë proces“.

Ndërsa ka shpërndarë këtë lajm, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe inovacionit ka dhënë një pasqyrë të përbërjes së grupkapitujve, si dhe angazhimin që i takon institucionit që drejton ai.

“Grupkapitulli 2 – Tregu i përbashkët” përfshin 9 kapituj, nga të cilët 7 udhëhiqen nga MEKI, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës.

“Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria” përbëhet nga 8 kapituj, ku 3 prej tyre udhëhiqen nga MEKI, me fokus në politikat e konkurrencës, ndihmën shtetërore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë”.

Praktika e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë, e konsideruar rekord, si për nga shpejtësia e çeljes së grupkapitujve, ashtu edhe për nga projeksioni që të mbyllen bisedimet brenda 2027, ka arritur deri tani bilancin e çeljes brenda pak muajsh të 4 nga 6 grupkapitujve që ka gjithsej.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Lisha: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…

20 minutes ago

Bejleri: Shkodra Qendër Universitare / Kandidatët për deputetë të PS- së, takim me pedagogët e UNISHK

Me investimet dhe vemendjen qe po merr Shkodra, qyteti ynë,  synojmë të kthehet në një…

26 minutes ago

Krimet zgjedhore- SPAK: 115 kallëzime, 35 procedime penale të regjistruara

115 kallëzime për krime zgjedhore janë regjistruar në SPAK nga partitë politike, qytetarët, Platforma Online,…

52 minutes ago

Hidhet shorti “Final 4” për vajza

U hodh sot në “Shtëpinë e Futbollit” shorti i fazës “Final 4” për vajza, ku…

53 minutes ago

Quku: Gratë dhe të rinjtë, në qendër të programit tim / Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër takim me punonjëset e një fasonerie

Kandidatja e koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Valbona Quku Lisha, zhvilloi takimin e radhës elektoral në…

1 hour ago

Beci: Ekipi i punëve të mira për Shkodrën / Kandidatët e PS-së takime me banorët në sheshin “Prek Cali”

Kandidatët e Partisë Socialiste kanë vijuar takimet me banorët e Shkodrës.  Kësaj radhe takimi u…

1 hour ago