Bisedimet për armëpushim, CNN: Izraeli propozon që liderët e Hamasit të largohen nga Gaza

Izraeli ka propozuar që liderët e lartë të Hamasit të largohen nga Gaza si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë armëpushimi, thanë për CNN dy zyrtarë të përfshirë në diskutimet ndërkombëtare për ndalimin e luftës

Sipas CNN propozimi i jashtëzakonshëm vjen pasi Izraeli, pavarësisht luftës së tij 4 mujore në Gaza, nuk ka mundur të pakë apo të vrasë asnjë nga udhëheqësit e lartë të Hamasit në Gaza.

Zyrtarët e lartë të Hamasit jetojnë në Doha, Katar dhe kryeqytetin libanez Bejrut, mes vendeve të tjera jashtë territoreve palestineze.

Sugjerimi i shefit të spiunazhit izraelit, Mossad, ka propozuar se liderët e Hamasit mund të largohen nga Gaza për të arritur një armëpushim, megjithëse ky propozim nuk ka gjasa të pranohet nga vetë Hamasi.

Zyrtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë të lidhur me negociatat kanë thënë se angazhimi i fundit i Izraelit dhe Hamasit në bisedime është inkurajues, por se një marrëveshje nuk duket e afërt.

Zemërimi ndërkombëtar ndaj Izraelit është rritur për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të Gazës, të cilat kanë vrarë më shumë se 25,000 palestinezë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.