Bota

Bisedimet për qeverinë e re në Francë, Macron takohet me politikanë të lartë

Ish-kryeministri socialist francez, Bernar Cazeneuve u prit në pallatin presidencial në Paris, ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka intensifikuar përpjekjet për të gjetur një kryeministër të ri. Franca drejtohet nga një qeveri e përkohshme që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 korrikut, ku asnjë nga koalicionet që përfshin të majtën, qendrën dhe të djathtën ekstreme nuk siguroi shumicën absolute.

Më herët, Macron refuzoi të pranojë emërimin e një kryeministri nga krahu i të majtës, duke argumentuar se një figurë e tillë nuk do të kishte asnjë shans për t’i mbijetuar një mocioni besimi në parlament. Macron priti të hënën Bernard Cazeneuve, një ish- kryeministër socialist. 61-vjeçari ka qenë edhe ministër i Brendshëm gjatë sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015 dhe gëzon respekt nga i gjithë spektri politik.

“Emërimi i tij është një mundësi, por nuk është i sigurt” –tha një burim për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Partia e ekstremit të majtë “Franca e Papërkulur” tha se Cazeneuve i përket botës së vjetër. Nisur nga këto pasiguri, Macron pritet të zhvillojë bisedime edhe me ish-ministrin Kzavier Bertro.

59-vjeçari  do të ishte një figurë shumë më e këndshme për të djathtën si kryeministër. Presidenti të hënën pret në Elysee edhe dy paraardhësit e tij të krahut të djathtë Nicolas Sarkozy dhe Françius Hollande. Në Francë ndodh tradicionalisht që presidenti të konsultohet me paraardhësit gjatë momenteve me rëndësi kombëtare, ndërkohë që 1 tetori, afati përfundimtar për krijimin e një qeverie të re, po afrohet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

12 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

12 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

12 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

12 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

12 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

12 hours ago

This website uses cookies.