Bixhoz në Malësinë e Madhe / Zbulohet lokali ku luhej poker dhe me makineta
Policia ka zbuluar një lokal në Koplik, ku organizoheshin lojëra fati Poker dhe me makineta.Organizatorë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, një 20-vjeçar që u vu në pranga dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri, të kryer në Koplik, më datë 29.02.2024 ndaj Genti Dulit. Polciia sekuestroi 3 makineta, 1 tavolinë Pokeri, 1 valixhe me çipsa dhe 2 pako me letra për bixhoz.Organizatorët janë Arnold Kalaj, 20 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, si dhe autori i plagosjes së Genti Dulit.Policia njofton se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit. Ndërkohë uniformat blu njoftojnë se pasditen e së merkures në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues një 28 vjecar është përplasur me një motorcikletë që drejtohej nga një 51 vjec.Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronën e tij.Po ashtu është proceduar një shtreta pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme te energjisë elektrike, në banesën e tij.