Bizneset, 30 mln lekë debi, Tanushi: Kemi rritur të ardhurat, thirrje debitorëve, do nisim masat ndëshkuese

Krahasuar me vitin 2022 Bashkia Vau Dejës ka arritur të vjelë rreth 11% të ardhura më shumë. Nga këto, 52% vijnë nga taksapaguesit familjarë.
Tanushi apelon ndaj debitorëve, e veçanërisht bizneseve që të shlyejnë detyrimet e prapambetura, në të kundërt do vijohet me procedurat administrative.
Janë 30 mln lekë të reja debi të prapambetura nga ana e bizneseve në Vau Dejës, për të cilat në rast mos pagese pritet që në fund të muajit mars të nisin penalizimet.