Bizneset debitore ndaj Bashkisë / Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Do ndalojmë shërbimet ndaj subjekteve debitore
Shumë biznese vijojnë të mos paguajnë taksat dhe janë debitor prej vitesh ndaj Bashkisë Lezhë.
Shqetësimi është ngritur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjatë një konsultimi publik me biznesin në lidhje me paketën fiskale dhe projekt buxhetin e vitit 2024.Në fjalën e tij para përfaqësueve të biznesit, Ndreu paralajmeroi debitorët me bllokim të shërbimeve nëse nuk do të paguajnë taksat brenda afatit të përcaktuar.
Gjatë këtij konsultimi publik përfaqësuesit e biznesit ngritën një sërë problematikash, duke kërkuar që propozimet e tyre të reflektohet tek paketa e re fiskale.
Pas përfundimit të afatit të përcaktuar për pagesën e taksave, Bashkia Lezhë do të bllokojë llogaritë bankare dhe shërbimet ndaj subjekteve debitore, pasi mungesa e të ardhurave po ndikon të ardhurat e kësaj njësie vendore.