bizneset krize
Bizneset në Shkodër po përballen me një krizë të madhe për punëtorë. Në këtë situatë, pronarët e fasonerive kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv proçesin e punës.Nga 400 punëtorë që numëroheshin në biznesin e Gjovalinit deri para 5 vitesh, sot kanë mbetur vetëm 52. Për të mbajtur në këmbë biznesin ai ka menduar që punëtorët vendas ti zëvëndësojë me ato nga Nepali dhe Filipine. Në repartin ku kryhet proçesi i punës nga 40 gra, 20 nga ato janë të huaja.Gjovalini po përgatitet për vitin e ardhshëm që biznesin, ta transferojë në Uzbegistan , pasi sipas tij pagat e punonjësve janë më të ulëta dhe kostoja e jetesës atje është me lirë sesa në Shqipëri. Mungesa e fuqisë punëtore është një problematikë që ndjehet kudo në Shkodër. Akoma më e vështirë duket se është përballja me këtë problematikë të bizneseve të reja.
Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…
Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…
Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…
This website uses cookies.