“Bizneset nuk sjellin ofertat e punës”/Zmijani: Të bëjnë hapin e të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore

Zyra Rajonale e Punësimit në Shkodër ka në fokus nxitjen e punësimit kryesisht tek të rinjtë, mirëpo bizneset nuk janë aq bashkëpunuese në këtë drejtim. Në vend që këta të fundit të paraqiten pranë zyrës së punës ndodh e kundërta ku specialistët e zyrës së punësimit shkojnë vetë ato te bizneset për ti ofruar ofertat e punës. Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani i kërkon bizneseve që të bëjnë hapin e të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore. Sic bëhet e ditur nga drejtorja Zmijani në Zyrën e Punës në Shkodër, kërkesat më të mëdha pë të kërkuar një punë vijnë nga meshkujt.