Biznesi i manifakturave në vështirësi / Ndahen me publikun shqetësimet që ndikojnë në klimën negative të biznesit

biznesi veshtiresi
Shoqata “Pro Eksport Albania PEA” shprehu shqetësimin e saj në lidhje me situatën e vështirë ekonomike që po kalon biznesi i manifakturave në të gjithë vendin. Kreu i saj, Edvin Prençe, ndau disa nga problematikat që shqetësojnë ata si dhe ndikimin që kjo situatë krijon në vend.
Rënia e vazhdueshme e eksporteve e shoqëruar edhe me rënien e euros kanë ndikimin e tyre në krijimin e një klime negative për bizneset.
Shqetësimin e tyre e ndanë edhe drejtues të bizneseve në qarkun e Shkodrës ndërsa apeluan që qeveria t’u vijë në ndihmë përmes mekanizmave dhe instrumenteve financiarë.
Biznesi i manifakturave zë një peshë të konsiderueshme në ekonomi duke sjellë të ardhura neto nga shërbimet e punës me porosi që kapin vlerën e miliona eurove.