Biznesi i vogël, BSPSH: Në tre vite në Shkodër u mbyllën rreth 1900 njësi

Situata e bizneseve në Shkodër, kryesisht atij të vogël, sipas Sindikatave të Pavarura paraqitet shumë problematike.Kreu i saj, Albert Tuka thotë se kjo situatë ka nisur para tre vitesh ku numëroheshin 4500 biznese të vogla , ndërsa tani numri është tkurrur dhe kanë mbetur vetëm 2600 biznese, e përkthyer në 1900 biznese me pak.
Rritja e numrit të bizneseve që mbyllen çdo vit ka rritur edhe përqindjen e papunësisë në Shkodër. Kjo situatë problematike për biznesin ka detyruar edhe punëdhënësit të shkurtojnë staf apo të mos punësojnë më staf të ri. Shkurtimi i numrit të fuqisë punëtore është një nga shqetësimet nga më kryesoret që i shoqëron prej kohësh.