Biznesi, investimet dhe reforma në drejtësi / Përfaqësuesit e ambasadës amerikane takim me Ballukun
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me të ndarkuarin me punë David Uinser (Winser) dhe këshilltaren politiko-ekonomike Alison Dias (Allison Dyess).
Në takim u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve të biznesit mes SHBA dhe Shqipërisë, mbështetja e projekteve strategjike dhe mbrojtjen kibernetike. Takimi është shpërndarë në rrjetin social X nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Forcimi i lidhjeve të biznesit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe mbështetja e projekteve strategjike, përfshirë mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike, është thelbësore për të dy vendet tona.
I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe këshilltarja politiko-ekonomike Allison Dyess u takuan me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku këtë javë për të diskutuar çështje kyçe në lidhje me biznesin dhe investimet, duke përfshirë angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për reformën në sektorin e drejtësisë dhe kundër korrupsionit. Ne mezi presim të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në postimin e ambasadës.