Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore në panairin “BIOFACH 2024”

Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore, do të marrë pjesë në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja, shkroi në rrjete sociale se,

“kompania BIOBES në Sopëz, Lushnje, do të jetë pjesë e stendës shqiptare në këtë panairi”.

BIOBES, ka më shumë se 10 vite që zhvillon aktivitetin e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve aromatike dhe medicinale. Angazhon rreth 450 familje fermerësh për të mbledhur bimët si dëllenja, sherebela, kalendula etj., të cilat kanë kërkese të lartë në tregjet e Evropës,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azisë lindore, ku kompania eksporton rreth 1000 tonë në vit.

Prodhimi organik është në fokusin e tyre dhe të gjithë bimët që tregtojnë janë të certifikuara sipas Standardit Organik Evropian.

“Ne jemi të angazhuar për promovimin e produkteve lokale në tregjet e eksportit, për të hapur tregje të reja dhe për të sjellë vlerë më të lartë për fermerët dhe përpunuesit”, tha Denaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.