Biznesi shqiptar i bimëve mjekësore, do të marrë pjesë në panairin “BIOFACH 2024”, në Gjermani.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denja, shkroi në rrjete sociale se,
“kompania BIOBES në Sopëz, Lushnje, do të jetë pjesë e stendës shqiptare në këtë panairi”.
BIOBES, ka më shumë se 10 vite që zhvillon aktivitetin e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve aromatike dhe medicinale. Angazhon rreth 450 familje fermerësh për të mbledhur bimët si dëllenja, sherebela, kalendula etj., të cilat kanë kërkese të lartë në tregjet e Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azisë lindore, ku kompania eksporton rreth 1000 tonë në vit.
Prodhimi organik është në fokusin e tyre dhe të gjithë bimët që tregtojnë janë të certifikuara sipas Standardit Organik Evropian.
“Ne jemi të angazhuar për promovimin e produkteve lokale në tregjet e eksportit, për të hapur tregje të reja dhe për të sjellë vlerë më të lartë për fermerët dhe përpunuesit”, tha Denaj.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.