Bledi Çuçi: Nëse deputetët e opozitës ndezin zjarr në Kuvend do të përjashtohen të gjithë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat se deputetët e opozitës që shkelin rregulloren e Kuvendit do të përjashtohen.
Duke iu referuar miratimit të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit nga mazhoranca, Çuçi u shpreh se edhe nëse 23 deputetët opozitarë ndezin flakadanët në Parlament do të përjashtohen të gjithë.
“Nuk asnjë shqetësim në lidhje me kushtuetshmërinë ndryshimeve që morëm sot.
Nuk është normale dhe për mendimin tim është vepër penal të ndezësh zjarr në sallën e Parlamentit, që është moment solem për ushtrimin e të drejtave të Parlamentit për të ushtruar sovranitetit që i ka deleguar populli.
Nëse 23 deputetë të opozitës ndezi zjarr do të përjashtohen të gjithë. Nuk janë paraqitur për ta diskutuar. Ju e dini sa është përjashtimi në parlamentin italian 15 seanca. Nuk do të pengojmë ngritjen e komisione parlamentare, ndaj paraqitëm edhe ndryshimet në rregullore. Kemi përshirë të gjitha çështjet që ka prekur Kushtetuesja”, tha Çuçi.