Bledi Kasmi në RTSH 24: Nevojitet qeveri teknike. Nëse mbahen zgjedhjet sot, opozita fiton

Gazetari Bledi Kasmi i ftuar në studion e RTSH 24 për të folur mbi zhvillimet e aktualitetit politik, u ndal në një sërë çështjesh, qeverisjen Rama, drejtësinë, zgjedhjet, situatën brenda PD-së dhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Kasmi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike dhe për këtë gjë, sipas tij, do duhet të ketë reagim masiv popullor.

Krijimi i një qeverie teknike është zgjidhja më e mirë për një proces elektoral të drejtë e të pranueshëm. Opozita kërkon një qeveri teknike. Precedentët janë.

Opozita do duhet të përgatitet për një reagim masiv popullor”, u shpreh Kasmi.

Gazetari shprehu më tej bindjen se nëse mbahen sot zgjedhjet në vendin tonë, opozita do të dalë forcë fituese. Aiu theksoi se në zgjedhjet e 2021-shit Partia Socialiste ishte vetëm 30 mijë vota më lartë opozitës.

“Nëse sot, ose nesër mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, pa blerje votash, pa inkrimin në procesin zgjedhor opozita është fituese.

Në zgjedhjet e 2021, PS ka fituar vetëm me 30 mijë vota ndaj opozitës në ato kushte që ishte. Sot është një opozita larg pazareve, dhe do jetë opozitë fituese”, tha Kasmi.

Ky i fundit u ndal ndër të tjera dhe te ish-kryeministri Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, duke shprehur bindjen në lirimin e tij së shpejti.

Besoj se ata menduar se do izolonin kryetarin e PD-së, z.Berisha dhe mund të neutralizonin reagimin e opozitës. Ata mendonin se do kishte falimentim politik të opozitës.

Premisat janë që z.Berisha s’mund të mbahet në arrest shtëpie në mënyrë të kundraligjshme. Ai duhet dhe do të lirohet”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.