Blegtori i moshuari nga Trushi mbarështon dhe kujdeset për 120 krerë dele

Ky është Ded Jak Gjondrekaj nga fshati Trush në njësinë Berdicë në Bashkinë Shkodër. Prej 30 vitesh , 76 vjeçari së bashku me familjen e tij merren me bujqësi dhe blegtori. Deda thotë se aktualisht ka 120 krerë dele për të cilat kujdeset çdo ditë.
Qumështin ,thotë Deda, e ka të shitur pranë baxhove në këtë zonë, por problem për të është çmimi i cili është ulur këtë vit.
Krahas kujdesit për delet, blegtori tregon se ka pasion edhe librin.
Në vitet e fundit në vendin tonë ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.
Sipas blegtorëve, ato po heqin dorë nga gjëja e gjallë, sepse ky sektor i bujqësisë nuk po mbeshtete mjaftueshëm.