Blendi Klosi: PS nuk ka kundërshtar sot për sot-Socialistet nuk merren me Berishën, e ka me SHBA-në problemin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi duke folur për “Ekspres”në RTSH, pas organizimit të Kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, u shpreh se “kongresi kishte të bënte me forcimin e strukturës organizative, me forcimin e organizatës bazë të Partisë Socialiste, me anëtarësime të reja në parti, me një fushatë për të hapur forumet tona socialiste, jo vetëm në qendër, por në çdo bashki të vendit, për të krijuar një mbështetje sa më të madhe nga forumet tona mbështetëse që është forumi i gruas dhe forumi rinor”.
Duke folur për situatën politike në vend, Klosi u shpreh që opozita ka më shumë se 3 vite që ka konflikt të brenshëm dhe nuk është në gjendje të konkurrojë me PS-në.
“Partia Socialiste nuk ka kundërshtar sot për sot, opozita ka tre vjet që po zihet për vulën dhe nuk ka pasur debat me mënyrën sesi kemi qeverisur në këto vite. Ne nuk kemi thënë që nuk ju takojnë Komisionet hetimore por kemi thënë që komisionet hetimore të jenë në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe frymës për të cilën është ngritur komisioni hetimor dhe zbatim të praktikave ndërkombëtare”u shpreh Klosi.
Përsa i përket marrëdhënieve dhe opozitarizmin me Sali Berishën, Klosi theksoi se, “ne e kemi shpallur qëndrimin tonë karshi vendimmarrjes së aleatëve më të mëdhenj që ka Shqipëria , sidomos SHBA-ja, Britanisë së Madhe dhe BE-ja, që Sali Berisha nuk e ka problemin me PS-në, por e ka problemin më të madh me faktorin ndërkombëtar. Mbështetësit e tij dhe Sali Berisha, janë hequr nga çdo axhendë, komunikim apo mbështetje nga çdo përfaqësues i këtyre shteteve”.
Duke analizuar mbi mënyrën sesi u zhvilluar Kongresi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, u shpreh se sekretariati i partisë ishte përgatitur me një platformë të përbashkët që ka si qëllim rienergjigjizimin e strukturave të organizimit të partisë.
Sipas asaj që tha Klosi, “në kongres ne shkuam të gjithë sekretariatet e PS-së me një platformë të re për rienergjizim të Partisë Socialiste, i përbërë me shtatë shtylla që kishte të bënte me organizimin në bazë që është ADN-ja e partisë sonë dhe mendojmë që puna për rivilitalizimi duhet të fillojë nga qeliza”.
Shtylla e dytë, sipas tij, është anëtarësimi i ri duke vlerësuar ashtu siç duhet nga të deleguarit dhe nga përfaqësuesit e PS-së në teren. Si Detyrat e saj funksionale organizata bazë e Ps-së ka njohjen e terrenit, përfaqësim sa më dinjitoz i komuniteteve që jetojnë atje që PS-ja të jetë sa më e fortë por dhe më e rëndësishmja është zgjidhja e problemeve që ka ai komunitet qoftë me pushtetin qendror apo në atë lokal.
Qëllimi i PS-së theksoi Klosi, është që deri në Kongresin e pranverës që do jetë kongresi zgjedhor do duhet të shoqërohet me shtimin e numrin e anëtarëve të partisë , duke i vënë një target vetes sonë që çdo organizata socialiste të ketë minimalisht nga 4 anëtar të rinj , ku një ndër ta të jetë nën 20 vjeç.
“Parashikojmë që në 5 mijë organizata të PS-së që kemi në gjithë vendit parashikojmë të kemi një anëtarësim të paktën prej 20 mijë anëtarësh. Besojmë fortë që në çdo organizatë mund të prodhojmë të paktën 4 anëtar të rinj. Shtylla e tretë e platformës shkon për hapjen e forumeve ku mbledhjet PS-së mos të jenë vetëm anëtarët ku diskutojnë për problematika të ndryshme rreth PS-së dhe jo vetëm, por të jenë të hapura si “manjete” për jetën e qytetit duke organizuar takime të ndryshme me gjithë përfaqësuesit e një qyteti apo komuniteti, si psh, me mjekët, turizmin, arsimtarët, me bujqësitë. Etj”, theksoi Klosi.
Duke e specifikuar Partinë Socialiste si një parti social demokrate e majtë, Klosi theksoi se, “një parti që nuk është e asnjë ekstremi por dhe jeta politike në vend ta imponon në një farë mënyre që PS me një anëtarësi prej 100 mijë anëtarë merr 800 mijë vota. PS e ka të vështirë të gjej një kundërshtar me të cilën ne do duhet të përballemi prandaj partia jo vetëm që do synojë të marri më shumë sesa votat e saj por të mbledhim më shumë opinion se sa është vetë anëtarësia apo votuesit tanë.
“Nuk ka gjasa që të ketë një zbutje për pranimin e kërkesave të opozitës por ka shanse që të kthehemi në kërkesat e Parlamentit dhe të ligjit dhe të Kushtetutës që janë shkruar sepse këto komisione të pretenduara nga opozita tashmë kanë rënë me vendim të Parlamentit”, përfundoi Klosi.