Blerjet e fundit të tryezës – Qytetarët shkodranë tregojnë për përgatitjet festive
Nxitojnë të bëjnë blerjet e fundit përpara se të përgatisin tryezën e funsdvitit. Teksa i pyet se çfarë nuk duhet të mungojë në tavolinën festive, qytetarët e lidhin me mundësitë ekonomike.
Mishi, peshku, fruta-perimet dhe bakllavaja tradicionale janë pjesë e domosdoshme e tryezës në natën e ndërrimit të viteve, thonë qytetarët, teksa urojnë për shendet e një vit të mbarë.