Bletaria dhe sfida e cilësisë së mjaltit – Specialistët: Përdorimi i medikamenteve pa kriter po dëmton cilësinë

Bletaria në qarkun e Shkodrës po njeh një zhvillim të vazhdueshëm.
Aktualisht, në këtë qark janë të regjistruar 2,023 bletarë dhe 118,500 koshere, duke treguar një interes dhe investim në rritje për këtë sektor.
Megjithatë, zhvillimi I bletarisë po shoqërohet edhe me sfida që ndikojnë në cilësinë e produktit.
Ndryshimet klimatike, sëmundjet e bletëve dhe faktorë të tjerë përbëjnë një rrezik për prodhimin.
Këto problematika ishin temë disktimi në takimin zhvilluar në Drejtorinë e Bujqësisë në Shkodër me bletarët e qarkut, të cilët, sipas specialistëve, kanë rolin kryesor për cilësinë e majltit që ofrohet.
Sa i përket llojeve të mjaltit dhe cilësisë së tij në treg, bletarët theksojnë se konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të njohin disa kritere bazë për të zgjedhur produktin e duhur.
Nga sektori i shërbimit veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë në Shkodër bëhet e ditur se kontrollet për cilësinë e mjaltit janë të vazhdueshme.
Shpesh herë, analizat tregojnë përmbajtje të lartë të medikamenteve dhe përbërësve të tjerë që dëmtojnë cilësinë e mjaltit, duke ngritur nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe rregullim në këtë sektor.