Blinken dhe Hasani firmosin 2 marrëveshje mes SHBA-ve dhe Shqipërisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani firmosën të enjten 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshjet e firmosura kanë të bëjnë me një memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, si dhe memorandumin e mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj.