Blinken dhe Zelenski në Tiranë, Sekretari i Shtetit takon kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken (o. Antony), mbërrin në Tiranë më 15 shkurt për një vizitë disaorëshe, e cila do të paraprihet me ceremonial nga kryeministri Edi Rama në selinë e qeverisë.
Burimet për RTSH-së bëjnë të ditur se agjenda pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp, si dhe mundësinë e dakordësisë për disa marrëveshjeve që mund të nënshkruhen në selinë e qeverisë.
Sekretari Blinken ka zgjedhur Shqipërinë mes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të përcjellë jo vetëm mesazhet e Departamentit të Shtetit, por gjithashtu pritet të rikonfirmohet mbeshtetja për vendin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.
Po ashtu kryediplomati amerikan mund të vizitojë edhe qendrën e teknologjisë dhe inovacionit TUMO, një financim i Fondit Shqiptaro-Amerikan, që pritet të jetë qendra më e madhe në rajon për teknoligjinë e inovacionin.
Ndalesa e sekretarit në Tiranë, vetëm disa orë para udhëtimit për në Mynih të Gjermanisë dhe para çeljes së Konferencës së Sigurisë lexohet si mbështetje e SHBA-së për rajonin.
Shqipëria aktualisht është duke zhvilluar një projekt të rëndësishëm ushtarak në bazën e Kuçovës, e cila do të jetë në dispozicion të NATO-s, aleancës më të madhe dhe më të rëndësishme ushtarake në botë. Shtetet e Bashkuara janë kontributori kryesor mes vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa Shqipëria është e angazhuar në të gjitha misionet e paqes së Aleancës kudo në botë.
SHBA-ja ka vlerësuar qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë ndaj Ukrainës, gjatë bashkëpresidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Edhe presidenti Zelenski në Tiranë më 27 shkurt
Vizita e sekretarit Blinken më 15 shkurt i paraprin edhe Samitit për Ukrainën, që organizohet nga qeveria shqiptare. Pritet që presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, të mbërrijë më 27 shkurt në Tiranë, ku do të pritet në mjë cermoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe më 28 shkurt do të nisë punimet edhe Samiti në Pallatin e Kongreseve.
Në samit pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të BE-së dhe 13 shteteve të tjera. Përfundimi i samitit për Ukrainën do t’ia lërë vendin një tjetër samiti, atij të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 29 shkurt. Mësohet se kanë konfirmuar pjesëmarren të gjitha vendet e rajonit. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Ky takim koordinativ vjen në kuadër të takimeve periodike të Procesit të Berlinit.