Categories: BotaLajme

Blinken: Izraeli po ndërmerr hapa për të mbrojtur civilët në jug. Zyrtarët e OKB: Narrativë e rrezikshme e rreme

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni (Antony) Blinken beson se Izraeli po ndërmerr hapa për të mbrojtur civilët në ofensivën e tyre në Gazën jugore.

Blinken u shpreh se po shqyrtohet mundësia për përcaktimin nga Izraeli të zonave të sigurta.

Unë u thashë atyre shumë qartë kur isha atje vetëm një javë më parë, ne nuk mund të kemi një përsëritje të asaj që ndodhi në veri në jug për sa i përket dëmit që u bëhet civilëve. Ajo që ne po shohim janë zona të përcaktuara qartë nga Izraeli që janë zona të sigurta, ku nuk do të ketë zjarr apo ushtri. Ne kemi parë përpjekje për t’u siguruar që njerëzit e dinë se duhet të lëvizin – dhe jo në të gjithë qytetin, por vetëm në lagje diskrete. Pra, kjo është pozitive”, tha Blinken.

Sidoqoftë, zyrtarët e OKB-së i kanë kundërshtuar vazhdimisht këto zona të sigurta, duke thënë se ideja e çdo “zone të sigurt” është një “narrativë e rrezikshme e rreme”.

Këto janë pjesë të vogla toke djerrë. Ata nuk kanë ujë, nuk kanë lehtësira, nuk kanë strehë nga i ftohti, nuk kanë kanalizime“, tha një zëdhënës i Unicef-it, Xhejms (James) Elder . Zyrtarë të tjerë të OKB-së dhe vendas kanë bërë gjithashtu thirrje të ngjashme alarmuese.

OKB-ja ka thënë gjithashtu se nuk ka mbetur ku të evakuohen njerëzit në jug.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

20 hours ago

This website uses cookies.