Blinken: Izraeli s’duhet të sulmojë objektet bërthamore iraniane
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dalë hapur kundër Izraelit në objektet bërthamore iraniane.
Blinken dha arsyet se pse Izraeli nuk duhet sulmojë programin bërthamor të Iranit tani që Teherani është dobësuar ndjeshëm.
Sekretari Amerikan i Shtetit përsëriti qëndrimin se Irani ka grumbulluar mjaftueshëm materiale të nevojshme për krijimin e armëve bërthamore dhe mund të përmirësojë materialin në cilësinë e bombës brenda një jave apo më shumë. Megjithatë, zhvillimi i vërtetë i një arme do të zgjaste shumë më tepër.
“Irani do të përballet me vendimet e tij se si dëshiron të ecë përpara, por mendoj se administrata e ardhshme do të kishte një mundësi pikërisht sepse Irani po vuan ekonomikisht në një mënyrë të tmerrshme. Iranianët po kundërshtojnë aq shumë nga ato që ka bërë regjimi, veçanërisht në ndërhyrjen në punët e vendeve të tjera në të gjithë rajonin. Ky është një moment mundësie për të zgjidhur në një mënyrë të qëndrueshme sfidën bërthamore të paraqitur nga Irani, por edhe veprimet që Irani ndërmerr në të gjithë rajonin”, thekoi Blinken.