Blinken në Tiranë: Faleminderit për mikpritjen! E ndjej ngrohtësisë e ’Vendit të Shqiponjave’!
Sekretari amerikan i Shteti Antony Blinken në fjalën e tij gjatë një aktivitet me të rinjtë dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama.
‘Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë që më shoqëron në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e ambasadës së HSBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura.’- tha Blinken.
Sekretari Blinken ka vlerësuar ndihmën që dha Shqipëria për të pritur qytetarët afganë, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
“Ju mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e afganëve dhe ajo është ringjallur se ata ndihen të sigurt në Shqipëri, që më pas do të kenë rrugën e tyre SHBA. Unë jam mirënjohës që ju mbështete afganët të shpëtonin nga talebanët”, tha Blinken.
Në fund Blinken vlerësoi edhe rininë shqiptare, të cilët i konsideroi si persona që do krijojnë një të ardhme më të sigurt në botë.
“Nëse shkëmbejmë eksperiencën tonë aq më shumë do të përparojmë dhe bota do të jetë më e sigurt. SHBA dhe Shqipëria kanë lidhur marrëdhëniet 100 vite më parë, për gjysmën e periudhës këto marrëdhënie nuk ekzistonin, por sot në shekullin e ri ne vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt dhe do jeni ju të rinjtë që do e bëni këtë”, tha Blinken.