Categories: BotaLajme

Blinken përsërit qëndrimin e SHBA-ve:  Gaza nuk mund të ripushtohet nga Izraeli

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë të ditur se Hamasi “po rrezikon të gjithë, duke u futur me civilë në spitale, shkolla dhe rezidenca civile”.

Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve ABC Blinken u pyet nëse ishte i sigurt se kishte qendra komandimi në tunelet nën spitalin Al-Shifa. Ai me vendosmëri tha: “Po”.

Ai u pyet gjithashtu nëse SHBA-të e mbështesin Izraelin në Gaza pas përfundimit të luftës dhe u përgjigj: “Ne nuk e bëjmë”. Ndërsa vazhdoi duke theksuar se “nuk mund të ketë një ripushtim të Gazës nga Izraeli. Ashtu si Gaza nuk mund të vazhdojë të përdoret si një platformë për të nisur sulme terroriste

Ne duhet të ecim përpara aty ku palestinezët kanë të drejta politike dhe ata kanë aftësinë për të qeverisur veten në shtetin e tyre”, u shpreh ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

17 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

17 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

17 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.