Categories: BotaLajme

Blinken: SHBA nuk ka marrë një datë të caktuar nga Izraeli për fillimin e ofensivës në Rafah

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se Izraeli nuk i ka njoftuar Shtetet e Bashkuara për ndonjë datë specifike për fillimin e një ofensive të madhe në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por shtoi se zyrtarët amerikanë dhe izraelitë janë në kontakt të vazhdueshëm për t’u siguruar që “çdo lloj operacioni i madh ushtarak nuk do të dëmtojë të civilët.”

Komentet e Sekretarit Blinken vijnë një ditë pasi kryeministri izraelit Netanyahu tha se ishte caktuar një datë për pushtimin e qytetit Rafah. Ky qytet është i mbushur me rreth 1.4 milionë palestinezë, shumica e të cilëve janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Rripit të Gazës. Shtetet e Bashkuara, aleati më i afërt i Izraelit, kanë thënë se një operacion tokësor në Rafah do të ishte një gabim dhe kanë kërkuar që të shohin një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve.

Ofensiva ushtarake e Izraelit ka shtyrë Gazën në një krizë humanitare, duke lënë më shumë se 1 milion njerëz në prag të urisë.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një armëpushim midis Izraelit dhe grupit militant të Hamasit po zhvillohen në Kajro këtë javë.

Mbi 33,200 palestinezë janë vrarë dhe 76,000 të tjerë kanë plagosur nga lufta në Rripin e Gazës, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi. Ministria e Shëndetësisë nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në raportin e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e të vdekurve.

Lufta filloi më 7 tetor kur militantët e udhëhequr nga Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, hynë në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng rreth 250 njerëz.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.