Categories: LajmePolitikë

Blinken: Shqipëria mbështetësja më e fortë për Ukrainën, Rama një partner i jashtëzakonshëm për SHBA-në

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ka nënvizuar rolin e fortë të Shqipërisë dhe personalisht të kryeministrit Rama në mbështetje të Ukrainës. Ai, pasi ka falënderuar për mikpritjen e sotme në Tiranë, ka theksuar faktin se Shqipëria është një ndër 10 vendet, për frymë popullsie, që mbështet më shumë Ukrainën dhe rezistencën e saj kundër agresionit rus.

“Rama është një partner i jashtëzakonshëm për SHBA-në. Ky partneritit është më i fortë se kurrë më parë. Jemi në një rrugë me dy kalime ku të dyja vendet përfitojnë. Shqipëria është aleat kyç në NATO. Kemi folur për Ukrainën dhe kemi qenë bashkë në Këshillin e Sigurimit. Kemi folu edhe për sfidat me të cilat përballemi. Shqiëpria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës. Ka qenë e para që ka ngritur dorën për ndihma në adresë të Ukrainës. Është një ndër 10 vendet që kontribuon më shumë, për frymë popullsie, për Ukrainën. Trupat shqiptare ndihmojnë që të frenojnë agresionin rus në krahun lindor të NATO-s. Kemi angazhimin e hekurt që të ndihmojmë njëri- tjetrin. Aleanca jonë është më e fortë. Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po plotëson detyrimet ndaj NATO-s”, tha Blinken.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Salah 50 gola në Evropë, i pari në historinë e Liverpool: Krenar dhe i lumtur

Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…

4 hours ago

Euroliga në RTSH: Partizani mposht Parisin në Beograd

Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…

4 hours ago

PSG përmbys City-n, Reali dhuron spektakël, bie Bayern, fitojnë Inter e Milan

Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…

4 hours ago

Shpërthejnë sërish zjarret në Kaliforni, jepet urdhër evakuimi për mbi 50 mijë persona

Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

This website uses cookies.