Blinken: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se kurrë

Konflikti aktual në rajonin e Lindjes së Mesme është po aq i rrezikshëm sa më shumë se 50 vjet më parë, ka paralajmëruar Sekretari i Shtetit Antoni Blinken (Antony).

Vlerësimi i Blinkenit për përshkallëzimin e tensioneve në rajon vjen pas një sulmi me dron të fundjavës në një post ushtarak amerikan në Jordani nga një grup militant i mbështetur nga Irani, i cili la tre pjesëtarë të ushtrisë të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.

 “Unë do të argumentoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën që nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj,” tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington.

Ky është mjedisi në të cilin ne operojmë,” shtoi ai. Blinken me sa duket i referohej 6 tetorit 1973, kur një aleancë e shteteve arabe, e udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin në ditën kur festohej Jom Kipur (Yom Kippur). Konflikti i armatosur, i njohur si “Lufta e Jom Kipurit”, zgjati 19 ditë.

Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi grupet e armatosura ekstremiste të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak dhe tha se Uashingtoni do të hakmerret për sulmin.

Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi dje kundër përpjekjeve për të shfrytëzuar luftën për të shkaktuar jostabilitet të mëtejshëm, duke theksuar se Uashingtoni do të reagojë “vendimisht” ndaj çdo të tillë, por duke marrë masa për të shmangur konfliktet rajonale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.