Konflikti aktual në rajonin e Lindjes së Mesme është po aq i rrezikshëm sa më shumë se 50 vjet më parë, ka paralajmëruar Sekretari i Shtetit Antoni Blinken (Antony).
Vlerësimi i Blinkenit për përshkallëzimin e tensioneve në rajon vjen pas një sulmi me dron të fundjavës në një post ushtarak amerikan në Jordani nga një grup militant i mbështetur nga Irani, i cili la tre pjesëtarë të ushtrisë të vdekur dhe 40 të tjerë të plagosur.
“Unë do të argumentoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën që nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj,” tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington.
“Ky është mjedisi në të cilin ne operojmë,” shtoi ai. Blinken me sa duket i referohej 6 tetorit 1973, kur një aleancë e shteteve arabe, e udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin në ditën kur festohej Jom Kipur (Yom Kippur). Konflikti i armatosur, i njohur si “Lufta e Jom Kipurit”, zgjati 19 ditë.
Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi grupet e armatosura ekstremiste të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak dhe tha se Uashingtoni do të hakmerret për sulmin.
Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi dje kundër përpjekjeve për të shfrytëzuar luftën për të shkaktuar jostabilitet të mëtejshëm, duke theksuar se Uashingtoni do të reagojë “vendimisht” ndaj çdo të tillë, por duke marrë masa për të shmangur konfliktet rajonale.
Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…
Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…
Një lajm i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…
‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit Vincent van Gogh, që mbeti…
Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…
This website uses cookies.