Bota

Blinken sot në Izrael, bisedime për rinisjen e armëpushimit

Sekretari amerikan i Shtetit Antoni (Antony) Blinken mbërrin këtë të martë (22 tetor) në Izrael, ndalesa e parë e turneut në Lindjen e Mesme që synon ringjalljen e bisedimeve të armëpushimit në Gaza dhe diskutimin e së ardhmes së enklavës pas vdekjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinëar.

Udhëtimi i fundit i diplomatit të lartë amerikan, i njëmbëdhjeti në rajon që kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor duke shkaktuar luftën në Gaza, vjen pasi ushtria izraelite ka intensifikuar fushatën e saj në enklavën palestineze si dhe në Liban kundër Iranit.

Udhëtimi i planifikuar njëjavor i Blinken, i cili do të përfshijë një ndalesë në Jordani të mërkurën (23 tetor) dhe Doha, vjen gjithashtu ndërsa rajoni po përgatitet për përgjigjen e Izraelit ndaj sulmit me raketa balistike të Iranit më 1 tetor. Hakmarrja mund të prishë tregjet e naftës dhe rrezikon të ndezë një luftë të plotë midis armiqve të mëdhenj.

Në Gaza, Blinken do të përqendrojë diskutimet se si t’i jepet fund luftës, planet për enklavën pas përfundimit të luftimeve dhe si të përmirësohet ndihma humanitare”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti.

Javën e kaluar Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Loid (Lloyd) Austin u shkroi zyrtarëve izraelitë ku kërkonte masa konkrete për trajtimin e situatës së përkeqësuar në Gaza, ose do të përballeshin me kufizime të mundshme për ndihmën ushtarake të SHBA.

Zyrtari tha se në takimet e tij me Izraelin dhe vendet arabe, Blinken do të shqyrtojë çështjet  sigurisë, qeverisjes dhe rindërtimit.

Sekretari i Shtetit do të diskutojë gjithashtu me Izraelin dhe vendet e tjera se si të sigurojë një zgjidhje diplomatike për konfliktin me Hezbollahun dhe do të vazhdojë bisedën e Uashingtonit me izraelitët rreth përgjigjes së tyre të pritshme ndaj sulmit raketor të Iranit”, tha zyrtari.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

8 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

8 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

8 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

8 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

8 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

9 hours ago

This website uses cookies.