Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha këtë të martë, në një takim me homologun e tij ukrainas Dmitry Kuleb në Uashington, se Samiti i NATO-s në Uashington do të forcojë më tej lidhjet e Ukrainës me Aleancën dhe do të paraqesë një paketë të fortë ndihme për Ukrainën.
Gazetarja Denada Shkodrani raporton për RTSH se gjatë takimit diskutuan punën e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me anëtarësimin në NATO, përkushtimin ndaj aftësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus tani dhe për të penguar agresionin e ardhshëm, si dhe mbështetjen për reformat e nevojshme për integrimin transatlantik të Ukrainës.
Ai theksoi se samiti i NATO-s do të forcojë më tej lidhjet e Ukrainës me Aleancën dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit.
“Ata diskutuan veprimet e reja që po ndërmerren nga aleatët për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Sekretari dhe ministri i Jashtëm diskutuan gjithashtu sigurinë energjetike dhe përpjekjet e vazhdueshme të G7+ për të rritur elasticitetin e sistemit energjetik të Ukrainës përballë përshkallëzimit të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike. Sekretari e uroi Ministrin e Jashtëm Kuleba për mbështetjen historike në Samitin Global të Paqes në Zvicër, si dhe mbrojtjen heroike të Ukrainës të rajoneve të saj veriore dhe lindore kundër ofensivave të fundit ruse. Sekretari përsëriti mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”deklaroi Blinken, raporton gazetarja.
“Ne kemi bërë shumë punë gjatë javëve dhe muajve të fundit dhe mendoj se do të shihni një paketë shumë të fortë për Ukrainën nga ky samit. Në përgjithësi, ne kemi punuar ngushtë për të siguruar që ndërsa gjërat ecin përpara, Ukraina ka atë që i duhet për të qëndruar në këmbë, ushtarakisht, ekonomikisht dhe ne jemi në një rrugë shumë të mirë drejt kësaj”, deklaroi Blinken.
Ai përsëriti se suksesi i Ukrainës si një vend i fortë, i pavarur dhe i suksesshëm është përgjigja më e mirë ndaj agresionit që presidenti rus Vladimir Putin dhe Federata Ruse vazhdojnë të kryejnë kundër Ukrainës.
Blinken siguroi se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dhjetëra vendeve në mbarë botën për të ndihmuar Ukrainën vazhdon, si dhe angazhimi për suksesin e Ukrainës si një vend i fortë, i cili, tha ai, “do të demonstrohet shumë konkretisht në ditët e ardhshme në samitin e NATO-s.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.