Blinken tur diplomatik në Lindjen e Mesme për të siguruar armëpushim në Gaza
Sekretari i Shtetit Antoni (Antony) Blinken do të zhvillojë një tur diplomatik për arritje e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza. Më datat 10-12 qershor 2024 Blinken do të udhëtojë në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar.
Sekretari Blinken do të diskutojë me partnerët nevojën për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza që siguron lirimin e të gjithë pengjeve izraelite. Ai do të theksojë rëndësinë që Hamasi të pranojë propozimin në tryezë, i cili është pothuajse identik me atë të miratuar nga Hamasi muajin e kaluar.
Sipas Blinken nga propozimi i armëpushimit do të përfitonte si izraelitët ashtu edhe palestinezët, do të lehtësonte vuajtjet në Gaza, do të mundësonte një rritje masive të ndihmës humanitare dhe do të lejonte që palestinezët të kthehen në banesat e tyre, njofton DASH.
SHBA pretendon se kjo marrëveshje paqeje do të zhbllokonte mundësinë e arritjes së qetësisë përgjatë kufirit verior të Izraelit do të vendoste kushtet për integrim të mëtejshëm midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, duke forcuar sigurinë afatgjatë të Izraelit dhe duke përmirësuar stabilitetin në të gjithë rajoni e Lindjes së Mesme.
Sekretari gjithashtu do të vazhdojë të përsërisë nevojën për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në Jordani, Sekretari do të marrë pjesë në një konferencë mbi përgjigjen urgjente humanitare ndaj Gazës, të bashkëorganizuar nga Jordania, Egjipti dhe Kombet e Bashkuara.