Blinken vizitë në Irak mes frikës së konfliktit rajonal
Sekretari i Shtetit Entoni Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shiaa al-Sudani në Bagdad. Dy zyrtarët e lartë diskutuan për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit, përfshirë edhe në Irak. Blinken diskutoi situatën humanitare në Gaza dhe angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të koordinuar me Irakun dhe partnerët e tjerë në rajon ndihmë të qëndrueshme dhe të sigurt në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihma të tjera të nevojshme humanitare.
“Izraeli ka shtruar një pyetje të rëndësishme se si do të funksionojë armëpushimi humanitar dhe ne duhet t’i përgjigjemi. Është e rëndësishme që një vendim i tillë të zgjidhë disa çështje dhe njëra prej tyre janë pengjet. Ne jemi të fokusuar në rikthimin e tyre në shtëpi. Të gjithë do të mirëprisnin një ndalim humanitar”, tha Blinken.
Sekretari i Shtetit dhe Kryeministri i Irakut diskutuan gjithashtu nevojën për të siguruar që palestinezët të mos zhvendosen me forcë jashtë Gazës. Ndërkohë Blinken i kërkoi Kryeministrit irakian të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit për sulmet e vazhdueshme ndaj personelit amerikan në Irak, duke bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të mbrojë interesat dhe stafin e saj në këtë vend.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken sot zhvillon bisedime në Turqi, ndalesa e tij e fundit gjatë turit të vizitave në këtë rajon.