Categories: BotaLajme

Blinken vizitë në Irak mes frikës së konfliktit rajonal

Sekretari i Shtetit Entoni Blinken u takua me kryeministrin irakian Mohammed Shiaa al-Sudani në Bagdad. Dy zyrtarët e lartë diskutuan për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit dhe nevojën për të parandaluar përhapjen e konfliktit, përfshirë edhe në Irak. Blinken  diskutoi situatën humanitare në Gaza dhe angazhimin e vazhdueshëm  të Shteteve të Bashkuara për të koordinuar me Irakun dhe partnerët e tjerë në rajon ndihmë të qëndrueshme dhe të sigurt në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihma të tjera të nevojshme humanitare.

Izraeli ka shtruar një pyetje të rëndësishme se si do të funksionojë armëpushimi humanitar dhe ne duhet t’i përgjigjemi. Është e rëndësishme që një vendim i tillë të zgjidhë disa çështje dhe njëra prej tyre janë pengjet. Ne jemi të fokusuar në rikthimin e tyre në shtëpi. Të gjithë do të mirëprisnin një ndalim humanitar”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit dhe Kryeministri i Irakut diskutuan gjithashtu nevojën për të siguruar që palestinezët të mos zhvendosen me forcë jashtë Gazës. Ndërkohë Blinken i kërkoi Kryeministrit irakian të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit për sulmet e vazhdueshme ndaj personelit amerikan në Irak, duke bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të mbrojë interesat dhe stafin e saj në këtë vend.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken sot zhvillon bisedime në Turqi, ndalesa e tij e fundit gjatë turit të vizitave në këtë rajon.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

25 seconds ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

2 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

3 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

5 minutes ago

Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim dosjen e…

7 minutes ago

Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore – Halluni: Bamirësi në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit

Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…

46 minutes ago

This website uses cookies.