Blinkeni në Tiranë, nga marrëveshjet që firmosen te takimi me Ramën e Begajn

Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken (Antony) vjen sot për herë të parë në Tiranë.

Nën masa të rrepta sigurie, sekretari amerikan pritet të shkelë në tokën shqiptare rreth mesditës.

Sipas axhendës, bëhet me dije se Blinkeni do të takohet me krerët e lartë të shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj e kryeministrin Edi Rama.

Rreth orës 13.35, Blinkeni do të nisë takimet në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë me stafin e saj dhe familjarët e tyre. Më pas rreth orës 14.15 ai do të takojë emigrante afganë të strehuar në Shqipëri.

Në orën 15.05 në axhendën zyrtare parashikohet një takim me presidentin Begaj dhe ne 15.35 ai takon një grup të rinjsh në mjediset e Piramidës. Ata kanë pasur mundësi që nëpërmjet studimeve apo programeve të shkëmbimit të përjetojnë eksperiencën amerikane.

Rreth orës 16:15 pritet të nisë takimi me kryeministrin Rama dhe më pas edhe një konferencë e përbashkët mes tyre.

Gjithashtu sekretari amerikan i shtetit pritet të takohet edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani. 

Gjatë vizitës së Blinkenit do të nënshkruhen dy marrëveshje të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit në mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Në orën 18.10 pritet një dalje para medias e Sekretarit Blinken dhe kryeministrit Edi Rama që do të mbyllin dhe takimet disaorëshe në Tiranë. Zëvendësndihmëssekretarja e shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim, tha se vizita e Blinken në Shqipëri do të përqendrohet tek “e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”.

Masat e Policisë

Policia e Shtetit ka marrë një plan masash në kuadër të vixzitës së sekretarit amerikan të shtetit, duke nxjerrë në “terren” 1.500 efektivë dhe duke bllokuar një sërë aksesh rrugore.

Nga data 15 shkurt në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00 do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

  1. Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
  2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
  3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
  4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
  5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

 Gjithashtu policia ka vendosur rrugët alternative për qytetarë që do të lëvizin drejt Rinasit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.