Bllokimi i kanaleve kulluese, banorët në fshatin Bardhaj kërkojnë ndërhyrje
Në një kohë kur Bashkia Shkodër po punon aktualisht për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta në njësitë administrative të ekspozuara ndaj përmbytjeve, një tjetër panoramë paraqitet në fshatin Bardhaj në Njësinë Administrative Rrethina. Në pjesën më të madhe kanali kryesor kullues që kalon përmes fshatit është i mbushur nga mbetje të ndryshme.
Vazhdimisht në këtë zonë disa familje janë përmbytur ndër vite si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese.Në dhjetor të vitit 2022 uji dëmtoi disa banesa, avullitë e shtëpive dhe automjetet në oborret e banesave.Edhe pse po bëhen dy vite, ende institucionet përgjegjëse, sipas banorëve, nuk kanë marrë masa për pastrimin e kanaleve kulluese.