Aktualitet

Bllokimi i mandarinave me pesticide, ekspertët: Fermerët t’i drejtohen plehrave organikë

Tre ngarkesa mandarinash clementine, të eksportuara nga Shqipëria, janë kthyer mbrapsht nga disa shtete të Bashkimit Europian pasi janë gjetur të kontaminuara me pesticide të dëmshme. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ngarkesat ishin eksportuar nga subjekte grumbulluese ushqimore me bazë në Berat dhe Fier.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Eksportuesve, Alban Zusi, kërkoi sqarime nga Ministria e Bujqësisë lidhur me rastin, ndërsa parashikoi se tre mund të jenë skenarët, mes të cilave përfshihet edhe mundësia e një “lufte tregtare” nga konkurrentët rajonalë.

“Unë do thoja që ministria e bujqësisë të saktësojë situatën pasi mund të jenë 3 skenare. E para që mund të jetë e vërtetë, e dyta që mund të jetë një luftë tregtare që nga vende e rajonit ndodh rregullisht sa herë gjejnë një konkurrence nga produktet tona. Por institucionet tona nuk dinë të reagojnë shpesh herë dhe ndodh kjo gjë. E terat mund të jetë edhe gabim. Këto duhen sqaruar nga Ministria e Bujqësisë që në radhe të parë të qetësojë konsumatorin shqiptar dhe për të garantuar eksportet shqiptare. Turqia është konkurrenti jonë kryesor, dhe nuk e keni idenë sa kamionë i kthehen atyre. Bimët dhe kafshët duhen ushqyer me prodhime organike pasi janë të asimilueshme nga organizmi.  Ka plehra organik sot në vendin tonë që nuk shkakton dëme dhe fermeri nuk ka nevojë të përdorë pesticidet e dëmshme. Gjëja më e mirë për konsumatorin pore dhe për ekonominë është të futemi në këto forma inovative të përdorimeve të prodhimeve organike”, tha ai.

Gjithashtu Zusi shprehu shqetësimin për mundësinë që disa nga këto produkte të kenë shpëtuar nga kontrollet dhe të kenë përfunduar në tregun vendas

“Ne kufijtë e Europës kthehen çdo ditë me dhjetëra ngarkesa, dhe andej nuk bëhet ndonjë zhurmë e madhe për disa kamionë që kthehen. Për ne është problem sepse mundet që një pjesë e tyre t’i ketë shpëtuar këtij skaneri dhe të jetë hedhur në tregun vendas. Kush i konsumon, mund të ketë probleme shëndetësore”, tha ai.

Ndërkohë, agronomi Zef Gjeta e vlerësoi përdorimin e kimikateve si të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Ai theksoi se përdorimi i kimikateve në bujqësi mund të ketë pasoja afatgjata për trupin, pasi ato grumbullohen me kalimin e kohës.

Gjeta theksoi se Shqipëria ka mundësi për të zhvilluar prodhime organike, që janë më të sigurta dhe të qëndrueshme për shëndetin dhe ekonominë.

“Kimikatet përdoren për të shtuar masën trupore të bimës apo prodhimin apo dhe për ta mbrojtur nga sëmundjet për të ndihmuar bimën. Çdo kimikat edhe nëse hidhet ne tokë ai ka një moment zbërthimi dhe nëse përdoren në një afat të caktuar dhe në një dozë të madhe bëhet problematike. Këto kimikate nuk janë të mira për trupin tonë dhe janë me rrezik, aq më tepër kur ka dozë të madhe kimikatesh. Doza bëhet problematike jo thjeshtë përdorimi i kimikatit.  Kjo çështje duhet të ndiqet deri në fund dhe të kuptojmë se kush është e vërteta. Ne e dimë që kimikatete bëjnë dëm ën trup po se kush janë efektet afatgjata nuk i dimë.  Megjithatë këto kimikate nuk i shfaqin shenjat menjëherë në trup, por mblidhen me kalimin e kohës. Sot prodhohen në Shqipëri produkte organike që fermerët nuk kanë pse t’i drejtohen kimikateve, por hallkat mes politikave bujqësore dhe fermerit është ekstensioni”, shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.