Categories: LajmeRajoni

Bllokimi në kufi i qytetarëve, Kurti: Serbia po hakmerret një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE

Kryeministri Albin Kurti e konsideruar si hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve nga Kosova në kufi me Kroacinë.

Sipas Kurtit, qytetarët e ndaluar janë të privuar nga mjekimi dhe ushqimi.

Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e KiE votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Serbia hakmerret kundër civilëve kosovarë.

Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë — përfshirë fëmijë — janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, tha Kurti.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

​Ndërkaq, MPJD-ja përmes një njoftimi të ndarë për media, tha se pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill u mbështet anëtarësimi i Kosovës, institucionet janë njoftuar se në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë në Batrovci, autobusët e Kosovës, që po kalonin transit, janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe. Po ashtu, e njëjta situatë është edhe në pikëkalimin në Shid.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parashikimi i motit për sot, vranësira mesatare dhe kthjellime

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike. Moti…

3 hours ago

Manchester United shkatërron Real Sociedad

Manchester United u kualifikua në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 4-1 kundër Real Sociedad…

4 hours ago

Shqipëria, e artë në Torino

Tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore Speciale, të cilat janë duke u…

4 hours ago

Penalltia e Alvarez, UEFA: Edhe pse minimale, prekja është. Po vlerësojmë ndryshimin e rregullit

Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit…

16 hours ago

Duka merr pjesë në mbledhjen e Komitetit HatTrick të UEFA-s në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka mori pjesë në mbledhjen e Komiteti HatTrick të UEFA-s, që…

16 hours ago

Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve”

Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,…

16 hours ago

This website uses cookies.