Categories: AktualitetLajme

Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në 20 mijë lekë

Policia ka bllokuar përgjatë kësaj jave 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman; 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

Sipas policisë, 16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Po ashtu drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.

✅ Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 39 mjete lundruese.

✅ Mjetet e bllokuara: 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji.

✅ 22 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

✅ 8 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

✅ 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

✅ 6 varka metalike janë bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë.

✅ 16 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.

✅ Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.

✅ Drejtuesit e 6 mjeteve të tjera lundruese, (varka metalike), krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë.

✅ Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve, në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare, apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama me përfaqësuesen e TikTok: Vendosëm piketa bashkëpunimi për të siguruar rihapjen e platformës

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të martë (21 janar) me përfaqësuesen e platformës sociale…

17 minutes ago

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dalin në shitje biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare do të nisë edicionin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 21 mars…

53 minutes ago

Zjarri në Turqi, rëndohet bilanci-66 persona humbin jetën, plagosen 51 të tjerë

66 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarri…

57 minutes ago

105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, Begaj: Shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Kongresin e Lushnjes, një nga ngjarjet e mëdha të historisë…

59 minutes ago

Padia për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, avokati i ish-drejtorit të Policisë Shkodër: Duam dënimin e tij

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit (GJKKO) u zhvillua të martën një seancë për padinë…

1 hour ago

Trump shpalli terroriste, kartelet e drogës- Berisha: Mbështetje për shqiptarët që përjetojnë neodiktaturën e Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se opozita është e zotuar të bashkëpunojë me Partinë Republikane amerikane…

1 hour ago

This website uses cookies.