Categories: AktualitetLajme

Bllokohen 4 turistë në Theth, shërbimet policore dhe shëndetësore u vijnë në ndihmë turistëve

Timo Misler, 34 vjeç nga Gjermania, së bashku me 3 bashkëudhëtarë të tjerë, pasditen e së hënës mbeten të bllokuar në vendin e quajtur ” Qafa e Pejës “ në fshatin turistik të Thethit. Ata ishin duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në mes të malit, ku njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Postën e Policore Theth dhe me  shërbimet e emergjencave civile, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve. 34- vjeçari i  dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore. Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga  terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar. Turistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe  për ndihmën e dhënë në kohë rekord. Policia e Shkodrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve,  vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

15 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

15 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

15 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

16 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

16 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

16 hours ago

This website uses cookies.