Bllokohet treni i linjës Shkodër-Laç, shkak u bë hedhja e pemëve mbi hekurudhë në afërsi të fshatit Kallmet
Lëvizja e trenit të pasagjerëve Shkodër-Laç u bllokua për disa minuta mëngjesin e së martës, në afersi të fshatit Kallmet të Lezhës.Shkak u bë mbushja e hekurudhës me pemë të prera, të cilat janë hedhur pas pastrimit të kanalit kullues në këtë zonë.
Me konstatimin e pemëve mbi hekurudhë mashinisti ka arritur të ndalojë trenin pa krijuar probleme për udhetarët të cilët ishin nisur drejt kishës së Shna Ndout në Laç.
Për pastrimin e hekurudhës nga pemët ka ndërhyrë një punëtor i mirëmbajtjes dhe pas rreth 60 minutash u bë i mundur vijimi i lëvizjes së trenit për destinacionin ku ishte nisur në qytetin e Laçit. Ky nuk është rasti parë që linja hekurudhore që përshkon Lezhën, bllokohet nga pemë apo dhe inerte të ndryshme, të cilët hidhen nga qytetarë të pëpërgjegjshëm, duke u bërë pengesë për lëvizjen e trenave.