Bllokoi foltoren dhe ofendoi Nikollën, Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit
Sekretariati për Etikën ka vendosur përjashtimin e deputetit demokrati Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare. Ky vendim erdhi me kërkesë të grupit parlamentar të PS, pas ofendimeve që Noka i bëri në seancën e fundit plenare kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Grupi parlamentar I PS kërkoi që të merren masa disiplinore edhe ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Luan Baçi, Ervin Salianji dhe Edi Paloka, por që Sekretariati për Etikën vendosi të mos marrë masa ndaj tyre.
Në seancën e 6 qershorit, Flamur Noka bllokoi foltoren dhe ofendoi kryeparlamentaren Nikolla, ku kjo e fundit mori vendimin për përjashtimin e tij për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.