“Blue Flag”për plazhet e Lezhës/ Bregdeti do të çertifikohet nga BE për pastërtinë e ujit
Bregdeti i Lezhës pritet të çertifikohet sëshpejti nga Bashkimi Evropian me Blue Flag. Flamuri blu vendoset në ato plazhe me ujë të pastër e që ofrojnë siguri për pushuesit.Diçka e tillë bëhet e ditur nga Drejtori i Projekteve Strategjike dhe Evropës në Bashkinë Lezhë, Elson Frroku sipas të cilit ky projekt do ti ndihmojë për të krijuar konceptin e plazheve të pastra.Bashkia Lezhë i ka përmbushur disa prej kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe në këtë mënyrë Shqipëria do të përfaqësohet përmes Lezhës me flamurin blu.Bashkia e Lezhës sëbashku me disa qytete të Italisë dhe Malit të Zi është bërë pjesë e projektit të Bashkimit Evropian, nentorin e vitit 2023.